Klajda Gjosha: LSI merr përgjegjësinë e saj për listat
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë se, nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e negociatave para zgjedhjeve, pasi ato janë kusht.
“Kusht janë zgjedhjet, nuk mund të ketë konferencë ndërqeveritare. Kur të dëgjoni dhe vende anëtare në mbledhjen e ardhme aty do të sqarohet situata. Para zgjedhjeve nuk ka asnjëherë dritë jeshile, zgjedhjet janë standardi minimal që një vend duhet të tregojë”, u shpreh znj. Gjosha.
Ish-ministrja e Integrimit ka shtuar se kusht gjithashtu do të jetë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, BE ka vendosur 5 kritere që përkthehen në 15 kushte të detajuara për vendin tonë.
“Sot e kësaj dite janë 5 kritere. Nëse do të hiqet një prej kritereve atëherë mund të flitet për progres. Po mbyllet një mandat 4-vjeçar pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo është e paprecedentë, qeveria po mbyll mandatin pa një gjykatë mbi kokë që e kontrollon. Teatri nuk do të ishte shembur pot ë kishim një Gjykatë Kushtetuese apo zgjedhjet lokale nuk do të ishin legjitime dhe shumë ligje të tjera”, shtoi ajo/
Duke komentuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, znj. Gjosha tha se, “nuk u dha asnjë mundësi për dialog” pavarësish se “opozita jashtëparlamentare dha alternativën e saj por nuk u pranua”.
“Lista sot është më e mbyllur seç ishte. Më shumë bëjmë eksperiment se sa reforma apo ndryshime”, deklaroi ish-deputetja.
Për çështjen e listave, znj. Gjosha shtoi se, LSI merr përgjegjësinë e saj për këtë çështje duke iu referuar vendimit për të djegur mandatet.
“Nëse ata individë që janë sot në Parlament nuk do të kishin pranuar mandatet tona, kjo qeveria do të kishte rënë të nesërmen. Ka shkuar në atë pikë ku njerëzit presin datën 25 prill për të votuar dhe nëse më 26 nuk ndryshon gjë, atëherë marrin valixhet dhe ikin, prandaj opozita ka një përgjegjësi të madhe”, përfundoi znj. Gjosha.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n