Klajdi Prendi u godit brenda në makinë, Shefi i Policisë: Kemi gjetur armën e krimit
I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Kryekomisar Asllan Shytaj bëri një panoramim të qartë të rrethanave të atentatit ndaj djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klajdi Prendi. Sipas Shytajt i ndjeri u qëllua nga autorët brenda makinës së tij dhe më pas u dërgua në spital me mjete të rastit nga persona të cilit ishin aty pranë në momentet e atentatit.
“Në sallën operative erdhi një njoftim nga qytetarët se pranë lokal “Artistit” është goditur me armë zjarri drejt një mjeti. Menjëherë është ngritur grupi hetimor nga “Sektori për Krimet e Rënda” dhe janë kryer të gjitha veprimet. Janë sekuestruar pamjet filmike, 7 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, mjeti i viktimës i cili ishte goditur disa herë në derën e shoferit, tek xhami më shumë. Me sa jam informuar Klajdi Prendi ka qenë brenda automjetit kur është qëlluar me armë zjarri. Sot kemi gjetur dhe armën e krimit brenda mjetit të djegur të autorëve e cila ishte dëmtuar nga djegia”, tha Kryekomisar Asllan Shytaj.
- Trondit Karamuço: Para vrasjes, Klajdi Prendi në lokal me dy efektivë policie
- “U godit me tytën e pistoletës…”, Llabani zbulon detaje për vrasjen te Xhamlliku
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë