Klasa politike nuk e do hapjen e dosjeve, thotë Vangjel Dule

21 Shtator 2022 | 13:25

Deputeti Vangjel Dule thotë se e gjithë klasa politike në vend nuk e do hapjen e dosjeve, për të verifikuar se cilët politikanë kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Dule u shpreh se këtij procesi duhet t’i shkohet deri në fund dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai tha se i është nënshtruar kontrollit të figurës në vitin 1996 dhe shtoi se procesi nuk u krye i plotë për të gjithë politikanët.

“Është i gjithë sistemi. Nuk mund t’i atribuosh vetëm njërës palë, selektivitetin e implemenimit të legjilasiocioni, pak a shumë me doza të ngjashme kanë ndjekur të njëjtën praktikë të dyja palët.

Kjo është e vërteta siç unë e kam jetuar dhe siç unë e kam konstatuar në aktivitetin tim politik. Fatmirësisht procesi po bëhet, duhet t’i shkohet deri në fund, sa më thellë dhe sa më shpejt. Personalisht, i jam nënshtruar kontrolleve të figurës, në vitin 1996”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026