Klevis Balliu sfidon SHBA-të: Vetëm për Sali Berishën nuk gjeni dot prova
15 Shkurt 2023 |
21:29
Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë prova për kryedemokratin Sali Berisha, në lidhje me shpalljen e tij “non grata”.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balliu u shpreh se Berisha u shpall “non grata”, pasi kryeministri Edi Rama pagoi ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
“Nuk ka nxjerrë një fakt. Nuk ka asnjë dosje. Ne e kuptojmë sesi është bërë “non grata”, duke paguar para nëpër parkingje. Edhe ambasadorja amerikane tha, hetimi ka nisur nga FBI-ja, prandaj nuk kanë fakte dhe prova ata.
Shteti që gjeti Bin Laden-in, nuk gjen dot një letër për Sali Berishën. Është shtet serioz, po të kishin fakte i kishin nxjerrë, por nuk kanë fakte”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Kajsiu: Loja që po bën mazhoranca për të dëmtuar opozitën dhe pse e do në shesh
- Revoltohet Klevis Balliu: Të mos ua lëmë Shqipërinë këtyre që mbushin xhepat
Lajme të Sugjeruara
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje