KLGJ kthen përgjigje për Irena Gjokën: Nuk na ka ardhur asnjë shkresë

20 Janar 2026 | 21:15

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me njoftimin e Prokurorisë sa i përket gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, sipas të cilit kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, KLGJ bën me dije se deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar.

“Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrije zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatëse ligjore”, thekson KLGJ.

KLGJ sipas ligjit është institucioni që duhet të shprehet nëse nga rezultatet e verifikimit te thelluar, nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Irena Gjoka është apo jo në kushtet e ndalimit për të qenë gjyqtare e posaçme.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se “bashkë me vendimin autentik, Prokuroria i ka përcjellë KLGJ-së edhe vendimin autentik të arkivimit të prokurorit grek lidhur me dënimin, për shkak të mos-ekzekutimit”.

Në të njëjtën kohë, SPAK po zhvillon hetime për këtë rast në një procedim penal pa emër.

Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama

Protestuesit këtë të shtunë kanë shfaqur shkrime në muret e Kryeministrisë. Ndryshe nga ditët e kaluara të protestës këtë të shtunë ata nuk kanë shfaqur...
21:12 | 27/06/2026

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë

Në ditën e 28-të të tubimit qytetar në Tiranë, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën këtë të shtunë përpara qytetarëve, duke përcjellë një...
21:11 | 27/06/2026

Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu

Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis këtë të shtunë është bashkuar në protestën e qytetarëve para Kryeministrisë në Tiranë. Ajo gjatë fjalës së saj theksoi se Europa...
20:47 | 27/06/2026