KLSH: Spitali i ri në QSUT me shtretër të përdorur, asnjë pajisje sipas kontratave

27 Mars 2024 | 16:30

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili u inaugurua anë 22 mars të vitit të shkuar, vetëm godinën ka të re, pasi shumica e pajisjeve brenda tij janë të vjetra.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditit e ushtruar në këtë godinë ka konstatuar se ndryshe nga sa janë të paraqitura në kontratat e kompanive fituese të tenderëve për pajisjen me shtretër, tavolina dhe dollapë të rinj për dhomat e ekzaminimeve, të mjekëve dhe pacientëve, mobiliet janë të përdorura dhe nuk janë zbatuar specifikimet teknike.

“Nga verifikimi fizik i kryer në Spitalin A2 (Urgjencës), më datë 27 dhe 28.03.2023, u konstatua se në 1312 copë për 6 artikuj në vlerën 25,605,000 lekë me TVSH nuk janë zbatuar specifikimet teknike, si dhe mobiliet janë të  pashoqëruara me certifikatën e origjinës, raportet e testeve, certifikatat e cilësisë, certifikatat e garancisë për mallrat. U konstatua se 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën 12,480,000 lekë me TVSH, nuk janë të rinj, por të përdorur”, thuhet në raportin e KLSH.

Audituesit kanë konstatuar në disa shërbimet të godinës së spitalit të ri, mobiliet e vendosura nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara.

“Dollapët duhet të ishin të rinj, në fakt janë të përdorur, llamarinë e lyer me bojë, portat nuk mbyllen lehtësisht, por bëjnë shumë zhurmë. Kati i tretë, dermatologji, dhomë pacienti nr 1. Ka dy dollapë me dimensione 44.45 i thellë, i gjerë 90.5 cm. Në specifikimet teknike dimensionet janë: minimum 50x50x200 cm dhe maksimumi 60x60x210. Nuk ka aksesorë metalikë, por ca vrima për të hapur kanatet”, theksohet më tej në raport.

Nisur nga këto verifikime, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që dy kompanitë fituese të tenderit  të kthejnë mbrapsht paratë, pasi janë përfituar padrejtësisht si pasojë e moszbatim të specifikimeve teknike në kontratën “Mobilimi i Spitalit të Ri të Ndërtuar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026