Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në Durrës: Bandat po u bëjnë presion banorëve

6 Maj 2023 | 17:28

Ekipi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Durrësin, Igli Cara, ka bërë një denoncim për kërcënim të mbështetësve

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Durrësit ka denoncuar një kërcënim që pretendon se i është ekipi të kandidatit Igli Cara që merrej me shpërndarjen e fletushkave në zonën e Sukthit.

Përmes një deklarata për media, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, deklaron se të rinjëve të ekipit të tyre u është thënë të mos shpërndajnë fletushka, pasi “do të hanin plumbin”.

Në deklaratë kërkohet nga policia e Shtetit që të bëhen verifikimet e duhura në lidhje me rastin.

DEKLARATA E PLOTË

Sot rreth orës 13.30 në lagjen Stalla të zonës së Sukthit, ndërsa grupi i të rinjve të FRPD-së, po shpërndanin fletpalosje në mbështetje të kandidatit Igli Cara, një grup i përbërë prej afro 10 personash, janë afruar duke kërcënuar të rinjtë demokratë, që “ Nëse nuk do të largoheshin nga zona e tyre, do të hanin plumbin”.

Ndërsa dita e votimeve po afron bandat kriminale janë shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit te Durrësit duke ju bërë presion jo vetëm banorëve por edhe atyre që janë kundërshtarë të kryetares aktuale të Bashkisë.

Ne si forcë politike denoncojmë këtë rast kriminal dhe kërkojmë nga Policia e Qytetit të Durrësit që të verifikojë urgjentisht personat të cilët kanë kryer këtë vepër penale dhe të merret masat e duhura ndaj tyre.

E drejta e informimit dhe e drejta e votës së lirë është e drejta e të gjithë qytetarëve. Presioni dhe kërcënimi i çdo votuesi është metoda e marrjes së votave nga ana e grupeve të organizuara të kryetares së Bashkisë Emiriana Sako. Kjo duket qartë nga prezenca e patonazhistëve dhe grupeve të organizuara kriminale të shpërndara kudo  nëpër zonat e ndryshme të qytetit të Durrësit.

Kjo nuk e ndalon aspak punën tonë dhe as që na frikson në hapat për ndryshimin e kësaj anarkie të krijuar nga njerëz të mbytur nga korupsioni dhe krimi.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve Durrsakë që të mos intimidohen dhe as te tolerojnë kërcënimet e bandave kriminale dhe më 14 maj të vendosin vetë për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë Durrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026