Koalicioni? Haki Abazi: Të hapur nëse LDK vendos në krye Vjosa Osmanin
Kosova të dielën votoi për të zgjedhur qeverinë e re dhe pas procesit të numërimit fitoi Lëvizja Vetëvendosje më një rezultat të jashtëzakonshëm. Haki Abazi, që ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit e cilëson rezultatin një formë proteste të qytetarëve.
“Kjo është protestë demokratike me kulturë dhe elegancë, pasi votuesi kosovar ka arritur në nivel që nuhat ofertën e keqe dhe ka refuzuar, pasi kërkon marrëdhënie kontrate të re me subjekt të ri. Te vetëvendosja kanë parë një koncept të ri politik që mbron interesin publik dhe të shtetit, pa qenë servil dhe cenuar interesin privat,” – shprehet ai.
Z. Abazi jep edhe arsyet që kanë çuar partinë ku ai bën pjesë drejt fitores.
“Unë do ia atribuoj konsistencës dhe ofertës mbi 70% të fitores dhe 30% janë njerëz që duan të mirën e Kosovës, por kanë qenë të lidhur me ideologjinë në këto vite,”- rrëfen Haki Abazi për “Balkan Talks”.
Ish-zëvendëskryeministri tregon se bashkëpunimi me znj. Osmani ka vendosur shtetin para ideologjisë.
“Nëse Gjermania për të arritur në interesin nacional për problemet madhore bashkëpunoi e djathta dhe e majta, pse mos e bëjmë të njëjtën gjë dhe në për shtetin tonë,” – thotë ai.
Ai jep përgjigje se me cilën parti mund të krijojnë koalicion Vetëvendosja.
“Nuk do jemi peng i Listës Serbe dhe nuk do bëjmë kompromise me ta. Unë mendoj që ka zgjidhje për koalicion, zgjidhje inovative. LDK-ja e mbetur mund të ketë ndonjë reformë dhe të hedhë dritë duke vendosur Vjosa Osmanin në krye” – shprehet ish-zv.kryeministri Abazi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër