Koçiu e Balluku me gratë në Patos: Ndërgjegjësimi për kancerin, ka ulur fatalitetet
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, bashkë me Zv.kryeministren Belinda Balluku, kanë mbyllur ciklin e vizitave të tetorit rozë, në kuadër të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me gratë dhe vajzat e kompanisë Alpetrol, në Patos.
Në mesazhin që ju është drejtuar grave dhe vajzave, ministrja Koçiu tha se kontrollet duhet të jenë të vazhdueshme, jo vetëm gjatë tetorit, sepse sëmundja mund të shfaqet në çdo kohë.
“Mamografitë lëvizëse kanë bërë rreth 800 kontrolle. Kemi shkuar te grupet vulnerabël dhe ato komunitete që e kanë të pamundur, për shkak të punëve të përditshme, të bëjnë kontrollet e domosdoshme”- ka thënë ministrja Koçiu.
Dy mamografitë lëvizëse që përgjatë tetorit kanë qenë në vende të ndryshme të Shqipërisë, kanë qenë në funksion të 130 grave dhe vajzave në kompaninë Alpetrol.
Koçiu u shpreh se “Jam e gëzuar që më ftuan të jem pjesë e këtij komuniteti grash që bëjnë një punë të lavdërueshme në një sektor jo fort të thjeshtë. Gjatë gjithë vitit ju duhet t’i ktheni sytë nga vetja, të kujdeseni për veten. Është shumë e rëndësishme, prandaj kemi dashur ta përçojmë gjatë gjithë muajit tetor mesazhin për të pasur kujdes. Gratë, nënat, motrat duhet të kujdesen për veten gjatë gjithë vitit. Nëse gruaja është mirë me shëndet edhe familja është e shëndetshme dhe gjithë komuniteti funksionon më mirë. Ndërgjegjësimi është rritur shumë dhe një lajm i mirë që na vjen nga të dhënat është që fataliteti është ulur sepse rastet e evidentimit janë rritur.”
Ndërsa Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka theksuar se rozë duhet të jetë i gjithë viti.
“Gratë kanë përgjegjësi shumë të mëdha sepse duhet të kujdesen vetë për gjithçka, prandaj nuk na del koha të merremi me veten. Nuk e di pse kemi mendimin që ne jemi prej hekuri ndërsa burrat janë prej xhami, fëmijët prej xhami, prindërit prej xhami. Kujdesuni për veten, jo vetëm në tetor, sepse nuk pyet kanceri për muajin. Bëjini kontrollet në kohë sepse duke u kujdesur për veten kujdeseni edhe për fëmijët dhe për gjithë të tjerët.”- ka thënë zv.kryeministjra Balluku.
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri