Koçiu flet nga Trauma: Ligjet, institucionet dhe njerëzit që zbatojnë ligjin duhet të respektohen

10 Shkurt 2026 | 21:28

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar se 16 efektivë të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë protestës së sotme të Partisë Demokratike, duke e cilësuar dhunën e ushtruar si barbare.

Koçiu, e cila vizitoi të lënduarit në QSUT, u shpreh se qëllimi i vetëm i kësaj proteste ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Kam kërkuar që të vendosen para përgjegjësisë të gjithë ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare. Qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, deklaroi ministrja.

Sipas saj, nga dhuna e ushtruar gjatë protestës kanë pësuar lëndime edhe gazetarë. Ajo theksoi se protestat janë një e drejtë kushtetuese, por duhet të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit.

“Ligjet, institucionet dhe njerëzit që zbatojnë ligjin duhet të respektohen”, u shpreh Koçiu.

Aktualisht, 16 efektivë po marrin trajtim mjekësor në dy strukturat spitalore kryesore, disa prej të cilëve kanë pësuar djegie të konsiderueshme, ndërsa autoritetet presin referime të tjera.

“Uroj shërim të shpejtë”, përfundoi ministrja e Brendshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026

Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë, të zhvilluar në ambientet e selisë blu. Deklaratat...
20:47 | 07/07/2026