Kodi i ri Penal, dekriminalizohen disa vepra dhe shtohen të tjera, drafti në konsultim

2 Tetor 2020 | 14:13

Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal. Një grup ekspertësh po punon për prezantimin e draftit final ndërsa detajet e para të nismës u bënë më dije nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe drejtori i shkollës së magjistraturës Arben Rakipi.

“Arnimet” ndër vite të Kodit Penal duket se nuk kanë dhënë rezultate ndaj së shpejti vendi do të ketë një kod të ri. Drafti paraprak i hartuar nga ekspertët do të diskutohet edhe me grupet e interesit ku parashikohet dekriminalizimi apo ndryshimi i disa veprave dhe shtimi i disave të tjera.

“Nisur nga rastet kur kriminaliteti goditet në qendër të tij, ne kemi bërë të detyruseshme, dënimet plotësuese që lidhen konfiskimin apo mbylljen e biznesit që vënë aktivitetit në shërbim të krimit. Kemi menduar që konfisikimi i detyrueshëm jo për t’ia lënë në dorë opurtinitetit të gjykatave. Plagosja e lehtë nga pakujdesia është një vepër e cila, është dnëuar me gjobë dhe vazhdon të qëndrojë në Kodin Penal si një prej mënyrave si vepër, ku ne mendojmë se duhet ta heqim nga trajtimi si Penale,” – u shpreh Arben Rakipi, drejtor i shkollës së Magjistraturës.

Për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ky kod do të eliminojë boshllëqet ligjore për abuzimet që janë kryer deri më tani në vendimet e gjykatave.

“Ky draft i ri synon adresimin e problematikave serioze që vijnë si rezultat i paqartësisë dhe boshllëqeve të dispozitave ligjore, të cilat janë bërë shkak për interpretime abuzive në vendime gjyqësore. Ky Kod synon reflektimin e vendimeve të shumta të Gjykatës Kushtetuese dhe atyre unifikuese të Gjykatës së Lartë, të cilat shpesh herë kanë dhënë vendime për shfuqizimin e disa neneve të ndryshme të Kodit Penal, të cilat janë gjetur prej saj në kundërshtim me dispozitat kushtetuese,” – deklaroi ministrja Gjonaj.

Pas diskutimit me grupet e interesit gjatë muajve tetor dhe nëntor, kodi i ri penal pritet të kalojë në Kuvend për miratim në fund të vitit.

 

Lexoni gjithashtu:

”Policia s’do përgjojë”, tërhiqet mazhoranca, në ndryshimet ligjore vetëm fjala ”mbikëqyrje”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026