Kodi zgjedhor, hiqet e drejta e krerëve të partive për të kandiduar në disa qarqe

20 Gusht 2024 | 13:43

Në zgjedhjet e pranverës kryetarët e partive nuk do të kenë më privilegjin të kandidojnë në më shumë se një qark njëkohësisht.

Marrëveshja politike për reformën zgjedhore ka përfshirë edhe këtë ndryshim, i cili ka kaluar në heshtje nga dy partitë më të mëdha.

Në zgjedhjet e shkuara, kjo e drejtë ekskluzive u shfrytëzua nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe krytarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Për të rritur votat, kryeministri kandidoi në Vlorë e në Durrës dhe në fund zgjodhi të ishte deputet i këtij të fundit, ndërsa në qytetin jugor mandati i kaloi një zonje.

Kryemadhi kandidoi në Elbasan e në Fier, por e lëshoi mandatin e Myzeqesë, duke futur në parlament dikë tjetër.

Heqja e këtij neni nga Kodi Zgjedhor është një lajm i keq për partitë e reja apo ato të vogla, të cilat mund ta kandidonin liderin në zona të ndryshme, për të përfituar nga imazhi i tij e për të grumbulluar mandate në disa qarqe.

Pa këtë të drejtë, partitë e reja të cilat kanë të njohur e të fuqishëm vetëm liderin, dhe jo anëtarët e tjerë të skuadrës, do të jetë e vështirë fitorja e mandateve në ato zona ku nuk kandidon kryetari.

Kjo taktikë që ju jepte një avantazh kryetarëve të partive të fitonin mandate në disa qarqe rresht e pastaj t’i braktisnin për të futur në Kuvend mbështetës të tjerë të tyre, që nuk kishin fituar drejtpërdrejt, u kritikua nga OSBE-ODIHR.

PS dhe PD e kanë shfuqizuar këtë nen, e zor të kuptohet nëse u shqetësuan nga rekomandimet e ndërkombëtarëve apo nga shanset që kjo formulë mund tu jepte partive të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026