Koincidencë që Borrell e Lajçak janë nga vende që s’e njohin Kosovën? Flet Macshane

13 Korrik 2024 | 09:17

Ish-ministri britanik për Europën, Denis Macshane, ka komentuar në një intervistë për emisionin “Balkan Talks”, rolin e negociatorëve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Macshane theksoi se zgjedhja e sllovakut Miroslav Lajçak dhe spanjollit Josep Borrell, si drejtuesit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte një koincidencë që ata vinin nga dy vende që nuk e njohin Kosovën.

Megjithatë ai tha se origjinia e tyre mund të ndikojë në qashen që ata kanë ndaj dialogut.

Pjesë nga intervista:

Zoti MekShein, duke qene se ju i ndiqni nga afër ngjarjet në Ballkan dhe marrëdhëniet e tij me Bashkimin Evropian, doja t’ju bëja një pyetje që nuk e kam bërë më parë. A ishte thjeshte koincidencë që Lajçak dhe Borel nuk vinin nga vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, apo ka diçka më shumë në këtë? Pra A ishte vetëm koincidencë e thjeshtë?

Unë mendoj se ishte një koincidencë. Por ka probleme në Spanjë, dhe padyshim mund të thuhet, “Nëse Kosova bëhet e pavarur, po Katalonia? Por nuk është një krahasim. Mendoj se është më pak e pranueshme për Rumaninë dhe Sllovakinë të thonë se ka një problem sigurisht, me pakicat e tyre të respektuara etnike në Hungari, dhe ata kërkojnë trajtim për të mirë ndaj tyre. Por kjo nuk është njësoj si të thuash, “Ne do të ndihmojnë Serbinë për të justifikuar luftën e saj brutale të agresionit,  vrasjet masive, vrasjet gjenocide të Srebrenicës, dhe të gjithë shembujt e tjerë që dimë në Kosovë. Ne nuk duhet t’i harrojmë të gjitha këto, mos më keqkuptoni. Mendoj se ndoshta edhe nga ana e Prishtinës, njerëzit po luajnë edhe lojërat e tyre politike, sepse si mund t’i bindësh njerëzit që të të zgjedhin në çdo vend? Duke sulmuar dikë tjetër, jashtë vendit të tyre. Dhe vërtet, ne nuk kemi gjetur ende një udhëheqës në Kosovë, mjaftueshëm të madh, për të kuptuar se paqja do të thotë kompromis dhe pak reciprocitet, në vend të supozimeve se pala tjetër do të rrëfejë krimet e saj të kaluara dhe të pranojë se ajo e vetme është përgjegjëse sot, për të gjitha problemet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026