Koka për shpalljen “non grata” të Berishës: Qëndrimi i Bashës është i prerë, kërkon prova dhe fakte

8 Shtator 2021 | 21:36

Gazetari Bledian Koka thotë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tashmë e ka artikuluar qëndrimin e tij sa i takon shpalljes “non grata” të ish-kryeministrin Sali Berisha nga SHBA.

Sipas tij, Basha ka kërkuar prova për akuzat në adresë të ish-liderit historik.

“Këtu harrohet, mirë ose keq. Basha e ka mbajtur një qëndrim dhe nga ai qëndrim dhe nga ai qëndrim fakt është që nuk ka lëvizur. Ndryshe nga ai Basha që kemi mësuar, sepse z, Basha të luan nga fjala. Qëndrimi është i qartë dhe i prerë dhe pa ekuivok. Për herë të parë ka thënë ne kërkojmë prova për ato që faktojnë këtë q për të cilën akuzohet z. Berisha”, tha ai në “Now” në Euronews Albania.

Ai u shpreh kritik ndaj qëndrimit të ambasadores amerikane, e cila kërkoi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

“Ajo që ka bërë ambasadorja amerikane në selinë e PD, minimalit është e papranueshme. E para e punës duhet të sqarohet se me çfarë të drejtë znj., ambasadore del e zbardh një qëndrim, deklarata apo kumtesa që ka zhvilluar me kryetarin e PD në derën e partisë, duke përdor një term, që e bën pis historinë e PD”, shtoi ai.

Gazetari më tej theksoi se përmendja e “barit” tek dera e selisë ka bërë pis historinë 30-vjeçare të Partisë Demokratike

“Këtu demokratët shpeshherë shtrojnë pyetjen: si nuk ka mundësi që nuk doli njeri ta thotë, çështë kjo, kushdoqoftë, qoftë edhe ambasadorja  del dhe përmend barin në atë deklaratë. Kjo është e gabuar.”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026