Kokaina në lëkurët e kafshëve, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

28 Dhjetor 2024 | 13:25

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 10 anëtarët e grupit kriminal të dyshuar për trafikun e kokainës në lëkurën e kafshëve, pas shqyrtimit të ankimit për një masë më të butë sigurie.

Në operacionin e zhvilluar më 15 nëntor, u arrestuan gjithsej 10 persona, përfshirë tre shtetas të huaj, dy venezuelianë dhe një kolumbian, të cilët dyshohet se ishin pjesë e grupit që do të realizonte ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive.

Ndërkohë, kokaina e shkrirë në lëkurën e gjedhit, e sekuestruar brenda një laboratori të sofistikuar të drogës në Qerekë të Fushë-Krujës, ka kaluar për analiza. Ato do të përcaktojnë saktësisht sasinë e lëndës narkotike që mund të ekstraktohej nga ndarja e 48 tonëve të lëkurës së gjedhit.

Ky operacion ka zbuluar një metodë të sofistikuar për trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026