Kosovë, kapen qindra kilogramë kokainë në një kontejner që vinte nga Shqipëria

17 Maj 2021 | 13:08

Policia e Kosovës ka sekuestruar ditën e sotme qindra kilogramë kokainë në një ngarkesë me mishi që vinte nga Shqipëria. Fillimisht u raportua se ngarkesa ishte mbi dy tonë, mirëpo ky informacion nuk mori konfirmim zyrtar deri në orën 14:30.

Në edicionin e orës 14:00, korrespondenti i Euronews Albania, Kosovë Gjoci, raportoi se autoritetet kanë konfirmuar për një sasi më të vogël se dy tonë drogë, konkretisht 250 kilogramë, të kapura në Lipjan, por që mbetet për t’u konfirmuar më tej në një konferencë për shtyp që pritet të mbajë policia.

Megjithatë burime të tjera për Euronews Albania thanë se sasia e drogës shkon në rreth 400 kilogramë. Sasia transportohej nga një kamion i kuq në një kontejner që ka lëvizur nga Italia në portin e Durrësit dhe pasi është pikasur nga policia është mbajtur nën vëzhgim për disa ditë deri në momentin e dorëzimit në Kosovë.

Ngarkesa u kap pas bashkëpunimit mes autoriteteve të të dyja vendeve dhe me autoritetet italiane dhe ato amerikane.

Importi, kryesisht i frutave, nga Amerika e Jugut është kthyer vitet e fundit në mënyrë transporti kokaine drejt Shqipërisë.

Në vitin 2018 autoritetet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kapën 613 kilogramë në kontejnerin e një kamioni që i drejtohej një magazine fruta-perimesh. Ngjashëm përmes së njëjtës mënyrë janë kapur muajin e shkuar 143 dhe 49 kg të tjera drogë.

Për të paktën dy ngarkesa janë arrestuar Arbër dhe Selim Çakaj, të cilët kanë mohuar lidhjen me drogën duke pretenduar se ata ishin vetëm porositës të bananeve.

Policia shqiptare dyshon se grupet e strukturuara kriminale kanë lidhur marrëdhënie direkte me grupet e prodhimit të drogës në Amerikën e Jugut. Megjithatë deri më sot nuk ka pasur aksione të mëdha arrestimesh, apo konfiskimesh për lidhje me drogën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026