Kokainë me nëndetëse nga Panamaja, 29 të arrestuar në Itali. Gabimi i bosit shqiptar
Bisedat e koduara nga Sky Ecc dhe Encrochat kanë dekonspiruar dy grupe kriminale në Napoli, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë. Sipas hetimeve nga antimafia italiane, droga që furnizonte pikat kryesore të Camorrës, kalonte nga Hollanda dhe Spanjadrejt Italisë përmes rrugëve tokësore. Në sheshet e tregtimi të drogës përdoreshin automjete si ambulanca për të mos rënë në sy, ndërkohë që për kalimin e detit përdoreshin nëndetëse. Ky mjet shihej si më i sigurti nga organizatat kriminale.
Ky detaj u bë i ditur nga karabinierët përmes përgjimeve të një bosi shqiptar, i cili është një prej 29 të arrestuarve nga ky operacion. Bëhet me dije se në vitin 2021, duke komunikuar me një tjetër shqiptar që sapo kishte zbarkuar në Napoli, ai ka reflektuar mbi rrezikun se çantat e drogës mund të zbuloheshin lehtësisht nga qentë e drogës.
Kokaina, udhëtonte në pjesën më të madhe të kohës në qese të mëdha në kontenierë. Për shqiptarin kontenierët e drogës dhe nëndetëset ishin zgjidhja ideale.
“Nën ujë është 100% e sigurt, por kjo mund të bëhet vetëm nga Panamaja”- thotë ai në përgjime.
Ky mendohet të ketë qenë komunikimi që shiptari i orientoi hetuesit drejt mënyrës së re se të trafikut të drogës, siç është zbuluar tashmë nga hetimi i policisë italiane nga Prokuroria Publike e Napolit.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës