EMRI| Athinë, arrestohet me 45 kg kokainë, 45-vjeçari nga Fieri

12 Janar 2024 | 19:37

Një 45-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia greke pasi në banesë i janë gjetur 45 kg kokainë.

Vaska Leka, 45 vjeç, u arrestua nga policia në banesën e tij në lagjen Koropi të Athinës.

Në dhomën e bolierit në banesë dhe në një depo, policia greke gjeti dhe sekuestroi 45 kg 167 gram kokainë, të vendosura në pako, 36 nga të cilat me logo të standardizuar ku shkruhej “NBA” në mënyrë që të identifikoheshin.

Brenda banesën policia gjeti dhe 1 armë zjarri Kallashnikov bashkë me 2 krehëra me 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas policisë greke, 45-vjeçari Vaska Leka, vepronte në trafikun e kokainës në pellgun e Athinës dhe kryesisht në Athinën Perëndimore dhe në Voria Proastia. Fillimisht ai u ndalua nga efektivët e policisë, në zonën e Kifisias, në posedim të të cilit u gjet një pako najloni me 17.5 gram kokainë.

Zbulimi i aktivitetit të qarkut të trafikut të kokainës dhe ndërprerja e aktivitetit të tyre ka ardhur si rezultat i një hetimi sistematik, analizës dhe referencës së informacionit, vëzhgimit fizik dhe verifikimit të vendeve, detajeve të individëve (profilit), në kuadër të veprime më të gjera të shërbimeve policore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026