Kolaps global? Eksperti Basha: SHBA nuk tërhiqet pa e finalizuar luftën

13 Mars 2026 | 21:31

Eksperti i sigurisë, Faik Basha i ftuar këtë të premte në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran. Basha gjatë fjalës së tij u shpreh se në Iran nuk do të ketë udhëheqës pa pëlqimin e SHBA-ve.

Ai shtoi se SHBA nuk do të tërhiqet nga kjo luftë pa e finalizuar operacionin. Ndër të tjera ai komentoi edhe raportimet se SHBA u influencua nga Izraeli për të nisur këtë luftë. Basha theksoi se SHBA ka inteligjencën e kapacitetet politike dhe ushtarake për të kryer analiza të thella se kur të nisë dhe finalizojë luftën.

“Shiko pavarësisht se shumë analistë ndërkombëtarë e interpretojnë Trumpin si një njeriu i cili nuk i qëndron shumë komunikimeve publike, në fund ai ka një komunikim të cilin nuk e bën prezent dhe ndjek atë linjë. Ai që e analizon në vazhdimësi mund të lexojë objektivat reale të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtu flasim edhe për koalicionin e tyre me Izraelin. Në mediat opozitare flitet se Shtetet e Bashkuara kanë marrë të cilat bazat nga Izraeli për të filluar këtë konflikt dhe se po tërhiqen ose mbahen në konflikt nga Izraeli. Unë mendoj ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë inteligjencën dhe të gjithë kapacitetet politike dhe ushtarake për të kryer analiza të thella, për të matur peshën e rrezikut nga Irani dhe për të vendosur se kur duhet të fillojë dhe përfundojë një operacion kundër Iranit.

Tregjet reagojnë sepse biznesi, ndryshe nga analistët, e lexon më mirë situatën. Gjuha e presidentit Trump shpesh ka një gjuhë ekonomike, pasi ai vjen nga bota e biznesit. Opsionet e tij janë të qarta dhe janë të qartë objektivat fundorë. Kjo tregon se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga kjo luftë pa finalizuar operacionin.

Në Iran nuk do të ketë udhëheqës pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara. Arsyeja kryesore është se lënia e operacionit në mes do të sillte kosto të mëdha për reputacionin amerikan në gjeopolitikën globale”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026