Kolegji vendos përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, reagon kandidati i BF
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryebashkiak i Rrogozhinës në zgjedhjet e 14 majit, Shkëlqim Hoxha ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të përsëritur zgjedhjet.
Fituesi i pozicionit të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë u shpall Edision Memolla nga Partia Socialiste.
Sipas Hoxhës, ky është një rikthim i vullnetit të lirë të populli sovran, sepse siç thotë ai, zgjedhjen për Rrogozhinën duhet ta bëjnë qytetarët pa manipulime dhe vota të tjetërsuara.
Deklarata e plotë:
Motra dhe vëllezër, banorë të Rrogozhinës!
Nuk u ndalem kundrejt padrejtësive dhe ja ku jemi përsëri duke e kthyer edhe njëherë vullnetin e lirë tek populli sovran. Zgjedhjen për Bashkinë e Rrogozhinës duhet ta bëni JU, pa manipulime, pa vota të tjetërsuara e banorë extra në Rrogozhinë.
Beteja ligjore na dha të drejtë duke vendosur për rivotim dhe beteja jonë për Rrogozhinën vazhdon…
Çdo përpjekje, çdo sakrificë e ekipit tonë u bë për të respektuar vullnetin tuaj, për tu përballur me padrejtësitë.
Ne jemi gati, edhe njëherë, bashkojmë forcat dhe shkojmë për ndryshimin e Rrogozhinës!
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë