Kolla e mirë shfaqet në Korçë, në pediatrinë e spitalit janë shtruar 8 fëmijë
Kolla e mirë, sëmundja infektive që prek fëmijët është shfaqur edhe në Korçë. Në spitalin rajonal janë 8 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje. Lajmin e konfirmon shefi i pediatrisë, i cili thekson se rastet janë hasur tek fëmijët e porsalindur deri në moshën 1 vjeç.
“Përsa i përket rasteve të kollës së mirë në gjithë Shqipërinë është vënë re rritje e rasteve, jo vetëm këtu. Tek ne kanë qenë gjithsej rreth 8 raste, nga të cilët shumica fëmijë nën 1 vit e nga këta 4 raste nën 6 muaj, bebe 1-2 muaj të cilët kanë patur kushte për tu zhvilluar kolla e mirë. Ky bakter gjen terren dhe zhvillohet tek personat që janë vaksinuar por që vaksinimi sipas të dhënave të fundit shkakton mbrojtje që nuk dihet sa zgjat”,- Robert Rado, shefi i repartit të pediatrisë në spitalin e Korçës.
Sipas mjekut pediatër prindërit duhet të bëjnë shumë kujdes në vaksinimin e fëmijëve ndërkohë që duhet të shtohen dozat e vaksinës për kollën e mirë edhe për fëmijët e moshave të të tjera.
“Trajtimi i kollës se mirë është dy aspekte, medikamente dhe profilaktike. Trajtimi ka të bëjë me vaksinimin, ka patur raste të cilët kemi fëmijë të pavaksninuar për shkak të mentalitetit të prindërve. Mundësia e ri shfaqjes rritet dhe jeta mund të jenë burim infeksioni për fëmijët e tjerë. Duhen bërë vaksinimet sipas kalendarit sepse n.q.s. kemi vaksinim me pak se 3 doza rrisku është prap i madh “,-tha Robert Rado, shefi i repartit të pediatrisë në spitalin e Korçës.
Vetëm brenda pak ditësh në shërbimin pediatrik të spitalit të Korçës janë paraqitur dhjetëra raste çka tregon se shkalla e infeksionit edhe për mjekët është e lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve