Kombëtarja nis përgatitjet për Serbinë, Ismajli dhe Pajaziti braktisin grumbullimin
Të hënën ka nisur grumbullimi i kombëtares shqiptare në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme ndaj Serbisë dhe Jordanisë, me zhvillimin e seancës së parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.
Lajmi i keq për ekipin është largimi i mbrojtësit Ismajli dhe mesfushorit Pajaziti, të cilët u detyruan të braktisin grumbullimin për shkak dëmtimi. Të dy futbollistët, edhe pse nuk ishin 100% gati, u përpoqën të ishin pjesë e ekipit, por pas konsultimit me stafin mjekësor të kombëtares u konfirmua se nuk mund të aktivizoheshin.
Si pasojë, dy lojtarët u larguan për t’u rikuperuar në klubet e tyre. Seanca e parë ishte e lehtë, pa ngarkesa të mëdha, pasi pjesa më e madhe e futbollistëve vinin nga angazhimet në klubet përkatëse.
Në mbrëmje, grupi u plotësua me mbërritjen e futbollistëve Asani, Strakosha, Hoxha, Balliu dhe Mihaj.
Trajneri Sylvinho nuk ka bërë surpriza në këtë grumbullim, ndërsa risia është thirrja e mbrojtësit Klisman Cake, i cili aktivizohet me Shkëndijën. Të gjithë pjesëtarët e tjerë janë lojtarë me përvojë në ekipin kombëtar.
Përgatitjet do të vazhdojnë gjatë javës, ndërsa të shtunën në mbrëmje kombëtarja do të përballet me Serbinë në ndeshjen vendimtare që zhvillohet në Leskovac.
LEXONI GJITHASHTU:
Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
- 19:03 Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar
- 18:44 Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 18:43 A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje