Komedia ‘Borgjezi fisnik’ e Molierit vendoset në teatrin e Durrësit
Kjo fundjavë ka rezervuar për artdashësit durrsakë një shfaqje teatrore të shumëpritur.
“Borgjezi fisnik”, një ndër komeditë më të njohura të Molierit, vjen në skenë në vitin e 70-të të themelimit të teatrit të Durrësit, nën regjinë e Driada Dervishit.
“Borgjezi fisnik është një ndër komeditë më të njohura të komediografit të madh francez Molier. Është për mua një “makinë” teatrale që vazhdon të flasë edhe pas 400 vitesh”, tha regjisorja Dervishi.
“Jo vetëm që vjen në 70-vjetorin e shfaqjes së parë profesioniste në këtë teatër, rikthehet pas 50 vitesh një Molier në këtë skenë dhe ndërkohë ‘Borgjezi fisnik’ në një trajtim të sjellë në kohën tonë. Pra është një rishikim i kësaj vepre, që vjen për herë të parë. Le ta quajmë një premierë eksluzive”, vijoi ajo.
Kjo premierë ekskluzive ngjiti në skenë një trupë të madhe aktorësh, që përfaqësojnë personazhe të ndryshme të jetës shoqërore dhe raportin e tyre me paranë dhe fuqinë e saj tek njerëzit.
“Unë them që vjen më aktuale se kurrë, në një Shqipëri ku ne e dimë sesa shpejt ngjiten shkallët dhe sesi me para mund ta gjesh veten edhe në platforma shumë të rëndësishme duke dhënë mend, edhe pse në njëfarë mënyre janë mend të asimiluara në një formë disi të çuditshme”, tha Dervishi
Për herë të parë pas shumë vitesh, komedia bëri bashkë shumë emra të njohur të skenës shqiptare dhe jo vetëm, si kompozitori Hajg Zacharian, soprano Linda Kazani, si dhe riktheu në skenë pas 9 vitesh Roland Koçën.
“Kur erdha unë si profesionist në moshën 23 vjeç, të gjithë kolegët e mi kishin moshën e babës tim dhe unë isha fëmija e tyre, mora shumë nga ata. Tani pas kaq vitesh, këta janë më të vegjël se çuni dhe unë tani jam në rolin e babës për këta. Është një kalim i jashtëzakonshëm, por unë e ndjeva veten baras me ta”, tha Koça.
Publiku që kishte mbushur plot e përplot sallën e teatrit shoqëroi me duartrokitje lojën e bukur aktoriale të Gentian Zenelajt, Mimoza Marjanakut, Andia Xhungës, Xheini Famës, Ervin Dokos, Suela Bakos, Alesia Xhemalajt, Jaho Gumës, Romir Zallës, Amos Zaharias, Marvin Tafajt, Met Xhelilit dhe Roland Koçës.
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë