Komisionarja për Zgjerim në BE kërkon hetime për dhunën ndaj protestuesve në Serbi
Komisionarja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka kërkuar dialog gjithëpërfshirës në Serbi dhe hetime të pavarura për sulmet ndaj protestuesve.
Tre muaj pas shembjes tragjike të një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona, protestat studentore vazhdojnë, të mbështetura edhe nga qytetarë të tjerë. Sipas Qendrës për Gazetari Hulumtuese (CINS), që nga fillimi i protestave janë regjistruar mbi 50 sulme ndaj studentëve.
Në një letër publike, Komisionarja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos theksoi se vlerat evropiane duhet të respektohen dhe se reformat për integrimin e Serbisë në BE janë kyçe për forcimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësorit. Ajo nënvizoi se përparimi drejt BE-së do të ndihmojë në forcimin e lirisë së mediave dhe përmirësimin e kushteve për zgjedhje të drejta.
“Rruga drejt anëtarësimit në BE përfshin reformat, të cilat janë pjesë e vlerave tona të përbashkëta dhe praktikës. Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian ofron zgjidhje për shumë çështje të cilat janë në zemër të diskutimeve të sotme. Reformat që janë pjesë e procesit të integrimit në BE do të forcojnë luftën kundër korrupsionit, sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe përgjegjësinë e institucioneve. Duhet theksuar se përparimi drejt BE-së do të promovojë dhe lirinë e mediave dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve”, tha Marta Kos.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kandidatja për “Zgjerimin” kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë
- BE në kundërsulm: Do t’i përgjigjemi me politika reciproke tarifave të Trump
Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
Zbulohet problematika, pse c nuk “ndezi” përballë Anglisë
Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht