Komisioneri i BE-së: Europa duhet të ndërtojë mbrojtjen e saj sa më shpejt, me më pak varësi nga SHBA-ja

28 Janar 2026 | 11:57

Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për një prani të reduktuar amerikane në Evropë dhe duhet të ndërtojë “shumë shpejt, pa vonesa dhe pa justifikime” pavarësinë e tij mbrojtëse dhe të forcojë shtyllën evropiane të NATO-s, tha Komisioneri Evropian i Mbrojtjes, Andrius Kubilius, në një fjalim para Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes.

Kubilius  po i përgjigjej Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili paralajmëroi të hënën, duke folur para Komitetit të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, se Evropa duhet të ndalojë së ëndërruari për krijimin e një shtylle evropiane të NATO-s dhe të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie me SHBA-në pavarësisht fenomenit Trump.

“Ne duhet të zhvillojmë aftësi evropiane, jo vetëm ato kombëtare, pasi disa boshllëqe janë aq të mëdha sa duhet të plotësohen së bashku. Për të qenë të qartë, pavarësia nuk do të thotë vetëm. Pavarësia do të thotë së bashku. Le të ndërtojmë një shtyllë evropiane të NATO-s. Së bashku në Bashkimin Evropian, së bashku në NATO dhe së bashku me Ukrainën”, deklaroi ai.

Komisioneri Evropian i bëri thirrje industrisë evropiane të mbrojtjes të investojë në kapacitetin e saj të prodhimit pa vonesë.

“Potenciali, jo fitimet, janë të rëndësishme tani dhe do të jenë të rëndësishme në vitet që vijnë”, tha ai.

Kubilius gjithashtu propozoi krijimin e një Këshilli të ri Evropian të Sigurisë, një ide që ishte formuluar në fund të viteve 2010 nga Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, për të forcuar koordinimin politik në fushën e Mbrojtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin

Libani ka informuar të shtunën SHBA-në se do të marrë pjesë në bisedime shtesë me Izraelin që do të mbahen në Romë, tha një burim...
20:53 | 11/07/2026

Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima

Në Republikën Demokratike të Kongos bëhet me dije se 1,830 raste janë konfirmuar në laborator të virusit Ebola, ku epidemia e shpallur më 15 maj...
20:45 | 11/07/2026