Komisionerja Kos takim “kokë më kokë” me Altin Dumanin dhe krerët e drejtësisë
Komisionerja Europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka zhvilluar sot një sërë takimesh në Tiranë, mes të cilëve me drejtues të institucioneve të drejtësisë.
Kos ka takuar për më shumë se 60 minuta kreun e SPAK, Altin Dumani, drejtuesin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Çela, dhe kreun e ILD, Artur Metani.
Gjatë këtij takimi, Kos u interesua për përparimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe sfidat me të cilat përballen organet e drejtësisë.
Në një postim në rrjetin social “X”, komisionerja Kos e vlerësoi takimin si shumë të dobishëm dhe theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura të drejtësisë për sigurinë e Shqipërisë dhe të Europës.
Ajo gjithashtu vlerësoi angazhimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke shprehur mbështetje të fortë për rolin e SPAK-ut dhe metodologjinë e tij të punës.
“Takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur.Vlerësova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK”, shkruan Kos në “X”.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit