Komisioni Evropian përshëndet nënshkrimin e liberalizimit të vizave për Kosovën
Komisioni Evropian ka përshëndetur nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshilli.
Anita Huper, zëdhënëse për çështje të brendshme në Komisionin Evropian e quajti këtë si lajm të mirë për qytetarët e Kosovës dhe realizim i aspiratave që u bë i munduar në bazë të propozimit të Komisionit.
“Lëvizja pa viza për bartësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet me 1 janar 2024 më së voni. Pas pajtimit të Parlamentit Evropian dhe Këshillit në bazë të propozimit të Komisionit Evropian, bartësit e pasaportave të Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në Bashkim Evropian pa viza për një qëndrim maksimal deri në 90 ditë në periudhën prej 180 ditësh” thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni Evropian.
Lëvizja pa viza do të sjell përfitime për qytetarët në të dyja anët, do të forcoj edhe më tutje raportet e BE-së me Kosovën. Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet dhe ka dëshmuar përkushtim në këtë drejtim”, thuhet në këtë komunikatë.
Në komunikatën e Komisionit Evropian rikujtohet se që në vitin 2016, Komisioni i kishte propozuar Parlamentit dhe Këshillit tu jep qytetarëve të Kosovës mundësinë e udhëtimit pa viza. Pastaj në vitin 2018 Komisioni kishte vlerësuar se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kërkesat nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Sipas procedurës së miratimit të vendimeve në BE, Komisioni është organ që bën vlerësime dhe rekomandime ndërsa vendimet në bazë të tyre merren bashkërisht nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, shkruan Radio Evropa e Lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng