Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën
Në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u mundësuar qytetarëve lëvizje të lirë në zonën Schengen më së voni nga 1 janari i vitit 2024.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz.
Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, raportuesi i Parlamentit Evropian për vizat për Kosovën, This Reuten, tha gjatë një konference për media se më së largu nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit që kanë pasaporta të Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
“Ky vendim nuk është kuptimplotë vetëm për Kosovën, për shkak se të gjithë shtetasit e tjerë të rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës. Ishte i padrejtë, i paarsyeshëm dhe kësaj situate tashmë i ka ardhur fundi. Kosova ka punuar shumë për të plotësuar të gjitha kushtet dhe për t’i përmbushur ato para shumë vjetësh dhe tashmë po shpërblehet për këtë gjë. Por, nuk është vetëm moment i rëndësisë së madhe për Kosovën, por është me rëndësi edhe për ne, pasi BE-ja përfundimisht e përmbushi premtimin e vetë”, tha Reuten.
Ai shtoi se ky vendim hap kapitull të për integrimin e rajonit në bllokun evropian.
“Nuk mund t’ia falim vetes që të na ikë kjo mundësi për një kohë të gjatë. Duhet të punojmë që këtë rajon ta fusim në familjen tonë evropiane”, tha Reuten.
Bislimi gjatë konferencës për media tha se nga janari nuk do të ketë “mijëra mundësi të humbura” për shtetasit e Kosovës. Ai tha se ky vendim ka të bëjë pikë së pari me qytetarët, por ka të bëjë edhe “me Kosovën më afër BE-së, por edhe për BE-në më afër Kosovës”.
Bislimi tha se autoritetet do të nisin fushatë informuese lidhur me kufizimet që vijnë me liberalizimin e vizave.
“Ky ka qenë një proces i gjatë, i vështirë, me shumë pengesa rrugës dhe ka marrë 11 vjet kohë për ta përmbyllur”, tha Bislimi.
“Liberalizimi i vizave do të mundësojë kontakte midis njerëzve, të përforcojë lidhjet tona me BE-në, të konfirmojë përkushtimin e BE-së për rajonin dhe të rrisë aktivitetet biznesore, arsimore dhe kulturore për qytetarët tanë”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë