Komisioni i Jashtëm në PE mban seancë dëgjimore për Shqipërinë

22 Qershor 2020 | 20:02

 Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u mbajt sot një seancë e posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri, ku spikaten kritikat për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe mënyra sesi u menaxhua ekstradimi i mësuesit turk, Harun Celik nga qeveria shqiptare. Euro deputetët bënë thirrje për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në fjalën e tij kryetari i komisionit, David Mcallister u shpreh se arritja e marrëveshjes për reformën zgjedhore ishte në kohën e duhur dhe se fatkeqësisht se lajmet e mira humbasin në klimën e përplasjeve politike.

“Reforma zgjedhore është një parakusht kyç për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin. Së bashku me implementimin tërësor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të parashikuara në 21 qershor, janë hapa shumë thelbësorë në sigurimin e funksionimit të gjykatës kushtetuese dhe të lartë dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Macallister.

Ndërkohë që drejtorja për Ballkanin Perëndimor në KE, Genoveva Ruzi Calavera, u shpreh se pavarësisht krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19 mirëpret bashkëpunimin e të gjitha palëve për realizimin e reformave të nevojshme për integrimin evropian.

Pavarësisht sfidave, Shqipëria ka vijuar përparimin e reformave te nevojshme r përmbushjen e kushteve të vendosura për konferencën e parë ndërqeveritare. Është krijuar një këshill kombëtar shqiptar për integrimin evropian, me pjesëmarrje të gjerë në nivel politik, gjyqësor dhe të shoqërisë civile që kanë diskutuar draftin për planin qeveritar për integrimin. Ky plan paraqet hapat që duhen marrë për plotësimin e kushteve dhe prioritetet kyçe para konferencës ndërqeveritare dhe ai pritet të adaptohet së shpejti. Ne gjithashtu mirëpresim vullnetin politik për arritjen e reformës zgjedhore dhe faktin se ka vijuar implementimi i reformës gjyqësore dhe vetingut, pavarësisht covid”, tha Calavera.

Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos në fjalën saj theksoi nevojën për vazhdimin e reformave që janë ngadalësuar si pasojë e pandemisë së Covid 19, sidomos reforma në gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026