Komisioni i Rithemelimit mandaton Boçin dhe Bylykbashin për ‘presidentin’
Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi do jenë negociatorë të Rithemelimit për negociatat me partitë e tjera opozitare për presidentin e ri.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se presidenti i ri duhet të jetë politik. Sipas Berishës një president jo politik është absurditet.
“Të imagjinosh një president jo politik është absurditet. Posti i presidentit është politik. Vërtet nuk është ekzekutiv, por kjo s’do të thotë se nuk është politik. Çdo kriter tjetër është i gabuar, është i stisur dhe nonsens”, tha Berisha.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të zhvillohet më datë 16 maj, ora 17:00.
Sipas Ballës, 16 maji është një datë e përshtatshme brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West