Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit
Me 3 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni Rregullator ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.
Ky vendim vjen pas shqyrtimit të të gjitha ankesave dhe procedurave ligjore, duke konfirmuar përfundimisht rezultatet e procesit zgjedhor.
Seanca e shpalljes u shoqërua me debate mes përfaqësuesve ligjorë të dy forcave kryesore parlamentare. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Franc Nuri, deklaroi se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme, duke i bërë thirrje Komisionit që të mos certifikojë rezultatin përfundimtar. Ai i cilësoi zgjedhjet si një “farsë elektorale” dhe akuzoi makinerinë shtetërore për manipulim, blerje dhe tjetërsim të votës së lirë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Elena Xhina, hodhi poshtë pretendimet e PD-së, duke theksuar se zgjedhjet ishin të lira dhe të ligjshme.
Komisioni Rregullator shpalli rezultatin bazuar në tabelat përmbledhëse të deputetëve, të certifikuara më herët nga KQZ dhe vendimet e KAS dhe Kolegjit Zgjedhor. Ndarja e mandateve është si më poshtë:
- PS: 83 mandate
- PD: 50 mandate
- PSD: 3 mandate
- Partia Mudnësia: 2 mandate
- Shqipëria Bëhet: 1 mandat
- Lëvizja Bashkë: 1 mandat
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit