Komiteti i Internacionales Socialiste, Rama: Është koha jonë për të qenë pjesë e BE

22 Mars 2025 | 10:46

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Komitetin e Internacionales Socialiste që u mbajt këtë të shtunë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të lartë të Internacionales Socialiste. Në fjalën e tij, kryeministri thekson se tani është koha dhe momenti i duhur për të dhënë maksimumin që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

Rama tha se është punuar shumë për negociatat dhe se paraqitet një objektiv ambicioz për mbylljen e këtyre negociatave deri në vitin 2027.

“Është koha jonë, shansi dhe momenti ynë. Mundësia e madhe për të përfunduar këtë punë dhe nxjerrë maksimumin e këtij shansi të jashtëzakonshëm që na paraqitet si mundësi mjaft faktike për të qenë pjesë e BE.

Që kur dolëm nga makthi i diktaturës komuniste, kjo është hera e parë që shohim një mundësi reale për t’u bashkuar me BE dhe që është tani. Yjet tanë dhe të BE janë në drejtimin e duhur. Të gjitha vendet e BP duan të bashkohen me BE. Ne kemi qenë shumë pas edhe kur erdhëm në pushtet.

Ajo që kemi bërë pasi jemi refuzuar tre herë nga KiE për shkak të një vendi apo dy, kemi punuar fort ndërkohë që prisnim që negociatat të ecnin përpara. Kemi një objektiv mjaft ambicioz për të mbyllur negociatat në 2027. Ajo çfarë shoh është se mund të hyjmë në BE tani, për të mos humbur asnjë sekondë të vetme në këtë proces që është mjaft i vështirë me shumë detyra shtëpie”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026