Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE, ja kur do të mbahet takimi i 20-të
Takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA) ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet në datat 28-29 tetor 2025, në ambientet e Hotel “Mak Albania”, Salla “Iliria”.
Takimi pritet të nisë rreth orës 15:30-16:45 dhe do të udhëhiqet nga dy bashkëkryetarët e tij: z. Taulant Balla, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe z. Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.
Në hapje të aktivitetit, përshëndetje do të bëjnë: Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi; Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali; Ambasadori i Republikës së Polonisë në Shqipëri, Sh. T. Z. Wojciech Unolt, në emër të Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së; Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh. T. Z. Silvio Gonzato, në emër të Komisionit Europian; si dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, z. Andreas Schider.
Takimi do të zhvillohet në dy sesione kryesore:
Sesioni i Parë, i cili do të mbahet më 28 tetor 2025 nga ora 17:00 deri në 19:30, do të fokusohet në:
-
Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, politika e jashtme, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
-
Progresi dhe sfidat në sektorët e ekonomisë, energjisë, mjedisit dhe turizmit në Shqipëri.
Sesioni i Dytë, më 29 tetor 2025, do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30 dhe do të përfshijë:
-
Progresin dhe sfidat e institucioneve të shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe të gjitha formave të krimit.
-
Respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të minoriteteve dhe lirisë së medias.
-
Çështje të tjera dhe diskutimin mbi datën dhe vendin e takimit të radhës të KPSA-së.
Ky aktivitet do të zhvillohet në një klimë bashkëpunimi të thelluar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, duke u fokusuar në përparimet dhe sfidat kyçe që lidhen me procesin e integrimit të vendit në BE.
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
- 19:07 Manchester United zbulon planet për stadiumin e ri me kapacitet 100 mijë tifozë
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO