Komiteti Teknik i Ekspertëve: Matura do të fillojë mësimin në klasë
Komiteti Teknik i Ekspertëve duke analizuar situatën epidemiologjike të Covid-19 në vend, thotë se gjendja është e qëndrueshme.
Për këtë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoll bëri të ditur se matura shtetërore do të rikthehet në shkollë, por kjo masë lehtësuese shtoi ajo do analizohet në vijimësi nga ecuria e nurmave të infektimit.
“Duke u bazuar në këto shifra, ekspertët e komitetit mendojnë se situata mbetet e qëndrueshme. Maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë, ku vijimësia e të cilës do të varet nga shifrat. Maturat duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet nga infeksioni. Masat e tjera do të mbeten njëlloj”, tha ajo.
Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u shpreh se mesatarja e rasteve pozitive ditore ka pësuar rënie.
“Incidenca dy javore ka pësuar një zbritje. Mesatarja e rasteve pozitive ditore ka pësuar zbritje. Numri që ka pësuar rritje, është numri i bashkive të prekura dhe kjo është në bashkitë e vogla. Mesatarja javore e të shtruarve në spitale ka pësuar ulje, po ashtu edhe numri i të intubuarve. Mendojmë që mbetet një situatë epidemiologjike me numra të kontrolluar, por akoma delikate”, tha Albana Fico.
Zv. ministrja Rakacolli theksoi se masat e tjera kufizuese do mbeten në fuqi deri më shtatë prill, ku përfshihen ora policore, ndalimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe, ndalimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve nga ora 20:00-06:00.
Masat që mbesin në fuqi:
- Ora policore nga 20:00-06:00
- Baret dhe restorantet do punojnë deri në 20:00
- Shkollat vijojnë online( me përjashtim të maturës).
- Fluturimet me Britaninë e Madhe të pezulluara
- Ndalimi i grumbullimeve më shumë se dhjetë persona.
Lexoni gjithashtu:
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos që masat kufizuese të mbesin në fuqi
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta