Kompani false në Shqipëri, Greqia shkatërron rrjetin e kontrabandës së alkoolikeve
Po vijon prej disa orësh në Greqi operacioni policor i Drejtorisë së Krimit të Organizuar për zbërthimin e një rrjeti të kontrabandës së pijeve alkoolike.
Tre kompani ekzistuese greke kishin hapur tre virtuale, dy në Shqipëri dhe një në Austri, ku supozohej të përfundonin produktet e importuara, gjë që nuk ndodhi, dhe kështu përfunduan duke rishitur pije pa doganë për bizneset në territorin grek.
Në thelb, dukej se kompania gjoja austriake po kërkonte nga kompanitë greke që në emër të saj t’i eksportonin pijet në dy kompanitë shqiptare, por kamionët mbërritën bosh në kufirin greko-shqiptar, kompanitë greke thjesht i mbajtën pijet pa doganë dhe i rishitën brenda vendit.
Në këtë mënyrë anëtarët e grupit realizuan të ardhura më të mëdha për ta dhe humbje miliona euro për shtetin grek, pasi nuk u vendosën detyrimet e parashikuara.
Sipas informacioneve, në këtë rast është përfshirë edhe një zyrtar i lartë i AADE në Athinë, ndërsa deri më tani janë arrestuar 12 perona. Me përfundimin e operacionit dhe hetimeve priten njoftime zyrtare nga policia greke.
Guvernatori i Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike, Giorgos Pitsilis, ka lëshuar urdhër për masë disiplinore urgjente nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të AADE, në lidhje me punonjësin e dyshuar të përfshirë në rrjet.
Informacionet thonë se punonjësi i AADE bënte letra false për të shoqëruar pijet kontrabandë jashtë vendit.
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme