Çfarë kanë të përbashkët një konsumator galician i Arteiksos me një tjetër banor në Seul? I ndajnë rreth dhjetë mijë kilometra, por filmi që ka bërë histori në çmimet Oskar, për “Filmin më të Mirë”, “Parazitët” tregon se të paktën, për sa i përket shijeve, ekzistojnë ngjashmëritë.
Një biznes familjar i specializuar te patatinat, i quajtur Bonilla a la Vista, e cila eksporton rreth 40 mijë tonë produkt në Korenë e Jugut çdo vit gjeti papritur suksesin pas shfaqjes në filmin “Parazitët”.
Kompania që ka qenë në treg për rreth një shekull tha se nisi të kuptojë se diçka e çuditshme po ndodhte rreth një muaj më parë kur njerëzit filluan të postonin në rrjete sociale ambalazhimin e produkteve të tyre bardhëeblu.
Të tjera video të publikuara online tregojnë për një radhë të gjatë personash që presin të blejnë këto patetina.
Sipas Diego Armando Garcia, drejtorit të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun e Bonillës “vetëm kërkesa në internet është rritur midis 100% dhe 120%”, e cila gjithashtu ka mundësuar “një rritje të punësimit prej 12% të stafit në dy javët e fundit”.
Megjithatë patatinat tashmë të famshme u shfaqën në filmin korean në një fragment të shkurtër kohor, kur familja po kalonte kohë së bashku duke konsumuar ushqime të shpejta.
Lidhjet midis fabrikës spanjolle dhe Koresë së Jugut kishin filluar vite më parë dhe eksporti i tyre zë një pjesë të rëndësishme të produktit në Azi, megjithatë shfaqja e beftë në filmin e shumëpërfolur ia shtoi famën edhe më tepër.
Ato shiten në paketim 500 gramësh dhe kushtojnë 13 euro në Spanjë dhe 23 euro në Korenë e Jugut.
Koreja e Jugut, klienti i dytë më i mirë i Bonilla
Nga prodhimi i përgjithshëm i 550 ton patatina në vit, firma galiciane eksporton rreth 60 deri në 20 vende. Më shumë se 60% e këtyre të fundit mbërrijnë në Korenë e Jugut, gjë që e bën vendin konsumatorin e dytë, vetëm pas Galicisë, ku konsumohet “90% e prodhimit kombëtar”. Por gjithnjë e më shumë interes nga vendet e huaja. Australia ka qenë e fundit me të cilën janë nënshkruar kontratat dhe ka negociata për të zgjeruar listën.