Komuniteti LGBTI+ në Irak, të frikësuar nga propozimi i ligjit për dënim me vdekje
Propozimi për ta shtuar një amendament në ligjin në Irak që do të caktonte dënimin me vdekje për marrëdhëniet homoseksuale është quajtur si “përshkallëzimi më i rrezikshëm” nga aktivistët për të drejtat e njeriut.
Në Irak, personat e komunitetit LGBTI (homoseksual, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) veçse përballen me sulme dhe diskriminim të shpeshte.
Por, sipas një dokumenti të parë nga agjencia e lajmeve AFP, ndryshimi i një ligji kundër prostitucionit të vitit 1988, i cili kaloi një lexim të parë në parlament javën e kaluar, do t’u mundësonte gjykatave të japin “dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm” për “marrëdhënie homoseksuale”.
Homoseksualiteti, ashtu si çështjet e tjera gjinore, mbetet tabu në shoqërinë konservatore të Irakut, megjithëse asnjë ligj ekzistues nuk i ndëshkon në mënyrë eksplicite marrëdhëniet homoseksuale.
Por, anëtarët e komunitetit LGBTI+ janë ndjekur penalisht për krime të ndryshme morale dhe të prostitucionit në kodin penal të Irakut.
Irakianët e komunitetit LGBTI+ janë shënjestruar me “rrëmbime, përdhunime, torturim dhe vrasje” të pandëshkuara, sipas një raporti të vitit 2022 nga organizatat Human Rights Watch (HRW) dhe IraQueer.
Rasha Younes, studiuese e të drejtave të komunitetit LGBTI+ në HRW, e përshkroi legjislacionin e propozuar si një “hap të rrezikshëm”.
“Kjo do të thotë se jeta e individëve irakianë dhe frika e vazhdueshme nga sulmet dhe vrasjet e pandëshkuara nga grupet e armatosura tani do të bëhen vetë ligji”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në