Komuniteti rom në Shqipëri jeton mes paragjykimit dhe lënies pas dore
Familja e 35 vjeçares Merita Shaqiri, përbëhet 8 fëmijë, të gjitha vajza, 3 prej tyre janë të martuara, edhe pse më e madhja është vetëm 18 vjeç. Jeta e tyre është e rrethuar brenda këtyre katër mureve. Ata thonë se bota e jashtme është shumë e ashpër me ta.
“Kudo ku shkojmë i kemi dyert të mbyllura në fytyrë. Harrojeni atë që thonë ata, ata na kanë mbyllur, çdo institucion ku kemi shkuar, ata nuk na ndihmojnë, nuk japin ushqim, asgjë,” – u shpreh Merita.
Burri i Meritës ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të punojë. Ajo dhe fëmijët detyrohen të lypin në rrugë dhe të kërkojnë në koshat e plehrave për ushqim dhe sende me vlerë – por jo në një ditë kaq me shi.
Vetëm një nga fëmijët është në shkollë – kjo është arsyeja pse aktivistët socialë si Matea Rexhepi përpiqen t’i mbështesin ata.
“Disa nga problemet që kanë këto familje janë arsimi dhe papunësia. Por një nga problemet më urgjente ishte qasja në shërbimet shëndetësore, 68% e grave rome nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore. Kështu që gratë nuk informohen se cilat shërbime ofrohen nga institucionet dhe një faktor kryesor është diskriminimi, ato ndihen të diferencuara nga gratë e tjera,” – u shpreh aktivistja Matea Rexhepi.
Si pjesë e marrëveshjes së pranimit në BE, qeveria shqiptare paraqiti një plan kombëtar 5 vjeçar për të integruar komunitetin rom.
Kjo plan përfshin regjistrimin kombëtar, shërbimet sociale dhe mbështetjen mjekësore.
“Të dhënat e fundit tregojnë se rreth 8 mijë romë jetojnë në vendin tonë, por Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve tregon se ka rreth 120,000 qytetarë romë në vendin tonë,” – tregoi gazetarja Budlla.
Ndryshimi i mendësisë së shoqërisë më të gjerë shqiptare për komunitetin rom mbetet një sfidë e madhe.
Merita thotë se tashmë i ka humbur shpresat se shteti do ti ndihmojë dhe se ka frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve të saj.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta