Koncert festiv në Korçë, dirigjenti i njohur performon në teatrin e qytetit
Për të katërtin vit radhazi, dirigjenti i njohur kosovar Trimor Dhomi i ka dhuruar artdashësve korçarë një koncert a cappella, duke sjellë këngë të njohura jo vetëm nga qyteti i serenatave, por edhe nga treva të tjera shqipfolëse.
Edhe kësaj here, Dhomi ia ka dalë të ndërtojë një kor a cappella me shumë zëra, të harmonizuar në mënyrë të shkëlqyer, pavarësisht faktit se një pjesë e madhe e këngëtarëve ishin amatorë. Performanca u prit me mjaft duartrokitje nga publiku, duke konfirmuar nivelin artistik dhe pasionin që përcillet në çdo interpretim.
“Aspak e lehtë por me vullnet e durim, pasion për këngën po ja dalim me partitura me të vështira. Kur i afron afër shpirtit e zemrës është me e lehte ti dëgjosh zërin e dytë, tretë e katër. Janë me 4 zëra e 5 zëra”, tha Trimor Dhomi , Dirigjent.
Drejtoresha e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Zamira Kita, u shpreh se aktivitetet kulturore do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, pasi Korça tashmë është shndërruar në qytetin e festave.
“Do kemi deri në fund sot ishte Aria e Korçës, do vazhdojmë me korin e të rinjve, do kemi Korin Lira në datën 30 dhe nuk lë pa përmendur, kryeveprën muzikal Katedralja 28-29, hera e parë një muzikal në këtë skenë. Do jetë një gjë e bukur për ta përmbyllur këtë muaj festiv. Besoj ja kemi dalë, ka patur turistë vendas e të huaj, kanë ardhur edhe emigrantët në fundjava, Korça ka qenë plot. Kanë ndjekur shfaqjet tona, kanë patur interes. Të shpresojmë se do jemi deri në fund kështu”, u shpreh Zamira Kita – Drejtore e teatrit të Korçës.
Gjatë gjithë muajit dhjetor, në Korçë janë organizuar një sërë koncertesh dhe aktivitetesh festive në Pazarin e Vjetër, në pedonale dhe në ambientet e teatrit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë festive për qytetarët dhe vizitorët.
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 16:30 Egjipti kërkon përjashtimin e gjyqtarëve nga Kupa e Botës
- 16:29 Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiç, lirohet nga burgu
- 16:25 Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve
- 16:18 Samiti i NATO-s, Trump flet me Zelensky-n për Iranin: Nëse duhet, do t’i shkatërrojmë
- 16:18 Trump: Zelensky dhe Putin duan marrëveshje, SHBA do t’i japë Ukrainës licencë për prodhimin e sistemeve Patriot
- 16:05 Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar