Koncert bamirësie në TKOB, të ardhurat shkojnë për fëmijët me Sindromën Down
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit organizohet koncerti i bamirësisë nga Fondacioni Down Sindrome Albania.
Në këtë koncert që do të nisë në orën 19:00, do të performojnë 4 artistët nga Italia të sjellë nga ish-drejtori i Telenorba Shqiptare Eligio Romanazzi.
Ky i fundit do të japë kontributin e tij për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, ndërsa tregon dhe historinë personale që e lidh me vendin tonë.
““Kam një marrëdhënie 30 vjeçare me Shqipërinë dhe kam një respekt të veçantë për shqiptarët. Kam ardhur para 30 vitesh në Shqipëri për arsye pune, ndërsa këtë herë solla muzikantët për të shpërblyer disi atë që kam marrë nga ky vend. Jam i martuar me një zonjë shqiptare që kishte një vajzë me sindromën Williams dhe gjatë rritjes së saj ajo ka shfaqur talentet e saj.
Ajo i bie pianos dhe është diplomuar si një person që mund të kujdeset për njerëzit me aftësi të veçanta. Dua që të rris ndërgjegjësimin që të ketë më shumë vëmendje për personat që vuajnë nga sindroma Down që dhe ata të trajtohen si njerëz normal”,-tha Prof. Ing. Eligio Romanazzi, ish drejtor i Telenorba Shqiptare
Ndërsa artistët shprehen të emocionuar për mbrëmjen e kësaj të diele.
“Jam i emocionuar që ndodhem në një nga teatrot më të rëndësishëm të Europës. Jemi me grupin muzikor që ka në bazë rokun. Koncerte të tilla ne bëjmë shpesh në Itali për njerëzit me sindromën Down dhe ndihemi mirë që ndodhemi për të njëjtën kauzë dhe në Tiranë”,-tha Francesco Greco, violinisti, artisti kryesor.
Fondet e mbledhura nga shitja e biletave dhe sponsorizimet do të shkojnë për shërbimet e 45 fëmijëve me aftësi të kufizuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)