Koncert me ansamblin e Ballkanit, luhen vepra të kompozitorëve të huaj
Vepra klasike dhe krijime bashkëkohore të autorëve ballkanikë erdhën mbrëmjen e të hënës në një koncert në Tiranë. Ansambli unik i muzikës së dhomës, Sexteti Ballkanik “Pro Arte” performoi për herë të parë në kryeqytet pranë sallës së madhe të Universitetit të Arteve.
Me një program të larmishëm, i cili përfshinte vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, ky koncert ofroi për publikun artdashës tinguj që luheshin për herë të pare, si dhe një repertor të pasur i cili reflektonte diversitetin dhe bashkimin kulturor të rajonit.
Sexteti Ballkanik “Pro Arte” përbëhet nga artistë të shquar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndërsa programi muzikor përfshiu vepra të kompozitorëve Ludvig Thuille, Kreshnik Aliçkaj, Endri Sina dhe Arthur Benjamin.
Pjesë e këtij ansambli është dhe artisti i mirënjohur Ilir Kodhima, ndërsa në këtë koncert u nderua dhe fagotisti Fatos Jaho, i cili ishte pjesë e formacionit të parë të sextetit
Ky koncert u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës si dhe Universitetin e Arteve duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për skenën muzikore ballkanike.
Sexteti Ballkanik “Pro Arte” erdhi në vazhdën e tij koncertore që vijon në shtetet si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Vepra klasike dhe krijime bashkëkohore të autorëve ballkanikë erdhën mbrëmjen e të hënës në një koncert në Tiranë.
Ansambli unik i muzikës së dhomës, Sexteti Ballkanik “Pro Arte” performoi për herë të parë në kryeqytet pranë sallës së madhe të Universitetit të Arteve.
Me një program të larmishëm, i cili përfshinte vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, ky koncert ofroi për publikun artdashës tinguj që luheshin për herë të pare, si dhe një reportor të pasur i cili reflektonte diversitetin dhe bashkimin kulturor të rajonit.
Sexteti Ballkanik “Pro Arte” përbëhet nga artistë të shquar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndërsa programi muzikor përfshiu vepra të kompozitorëve Ludvig Thuille, Kreshnik Aliçkaj, Endri Sina dhe Arthur Benjamin.
Pjesë e këtij ansambli është dhe artisti i mirënjohur Ilir Kodhima, ndërsa në këtë koncert u nderua dhe fagotisti Fatos Jaho, i cili ishte pjesë e formacionit të parë të sextetit
Ky koncert u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës si dhe Universitetin e Arteve duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për skenën muzikore ballkanike. Sexteti Ballkanik “Pro Arte” erdhi në vazhdën e tij koncertore që vijon në shtetet si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion