Koncerte edhe në gusht, grupi argjentinas sjell atmosferë në kryeqytet

24 Korrik 2024 | 17:36

Mbrëmjen e 23 Korrikut në Spectapolis në Stadiumin Selman Stërmasi ka performuar La Fanfarria del Capitan, grupi i njohur për energjinë e tyre të pashtershme dhe përzierjen unike të zhanreve muzikore.

Ky grup argjentinas solli kombiminimin e veçantë të rock-ut, latines dhe muzikës ballkanike, duke krijuar një atmosferë festive dhe të mbushur me energji.

Por jo vetëm korriku pasi dhe muaji gusht do të jetë i mbushur me festivale, ku do të performojnë këngëtarë nga Shqipëria e nga bota.

Uarda Koçi, organizatore eventesh bëri të ditur se gjatë muajit gusht priten aktivitete të tjera.

“Gushti do të jetë po kaq i larmishëm, do të jetë një gusht i nxehtë, për të gjithë ata që nuk do të shkojnë me pushime, nuk duhet të pendohen sepse kanë ça bëjnë në Tiranë”-tha ajo.

Atmosfera në kryeqytet do të jetë festive deri më datë 31 gusht, ku do të performojë live Dire Straits Legacy.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026