“Kone”- Fyerje në Kuvend, PS braktis sallën! Ina Zhupa-Braçes: Më quajte “ruse”
Maxhoranca ka braktisur punimet e parlamentit gjatë kohës që deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa po mbante interpelancën me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”.
Shkak për largimin e socialistëve u bë përgjigjja që deputetja Zhupa i dha kolegut Erion Braçe për një përplasje që patën më herët në lidhje me komisionin e dezinformimit. Ina Zhupa e quajti deputetin socialist “kone” dhe kërkoi nga deputetët e Partisë Socialiste që të dënonin etiketimet që ai i bëri duke e quajtur “ruse”.
“Ne kemi një shprehje: ‘o Erion, tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja’. Zonja Balluku dhe zonja Spiropali kanë bërë dje një tryezë për dhunën me bazë gjinore dhe lejuat këtu që deputeti Braçe të etiketonte parfumin, gjatësinë dhe ju nuk reaguat”, tha Zhupa.
Debati mes Zhupës dhe Braçes lindi në nisje të seancës, ku deputetja demokrate e akuzoi maxhorancën se po e përdor komisionin e dezinformimit për të kapur mediat.
“Mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin. Mbylleni komisionin e dezinformimit. Del kryetari i komisionit dhe thotë të ndiqen penalisht gazetarët. Kam një kërkesë prej jush. Mbyllni komisionin e dezinformimit, këta duan të persekutojnë mediat, sepse nuk u çojnë ujë qeverisë”, tha Zhupa.
Braçe, në përgjigjen e tij, i cilësoi akuzat për përpjekje për kapjen e mediave si të pavërteta: “Është e qartë që unë nuk kam thënë atë që ti thua. Ajo që është shumë e qartë është se mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse,” tha Braçe.
Përgjigjja e plotë e Braçes:
Braçe: “Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para. E dyta, në asnjë sekondë, në asnjë moment, në mbledhjen e djeshme të komisionit, në atë që kam thënë para mediave, nuk kam kërkuar të hetohet media apo gazetarët. Kam thënë që duhet të hetohet deri në fund krimi, të mbahen përgjegjës të gjithë autorët. Kam kërkuar dhe do vijoj ta kërkoj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. Ti je njëra nga ato që duhet të hetohesh për dezinformimin, mbi të gjitha që dezinformon hapur fare në Kuvend. Që ti nuk di të lexosh, unë këtë e dimë, por që nuk dëgjon, ky është problem tjetër mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh, unë. Është e qartë që unë nuk kam thënë atë që thua ti, dhe është shumë e qartë që ti mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse.”
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit