PS propozoi faljen e gjobave, debate në Kuvend! Opozita: Ligjet s’vijnë me SMS
Partia Socialiste propozoi në seancën plenare të kësaj të enjteje një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Propozimi u bë nga 35 deputetë të PS-së të cilët kërkuan shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit.
Propozimi i socialistëve shkaktoi debate në Kuvend, pasi opozita deklaroi se ligjet nuk mund të propozohen me SMS dhe se deputetët e saj duhet të ishin informuar më parë me një shkresë.
Kryetarja e Kuvendit ndërpreu seancën për 10 minuta dhe kërkoi që Sekretaria t’u vënte në dispozicion kërkesën e Grupit Parlamentar të PS-së të gjithë deputetëve.
Edhe pas rifillimit të seancës debatet vijuan, me demokratët që bllokuan foltoren e parlamentit.
Pjesë nga debati:
Gazment Bardhi: Ku është kërkesa?
Elisa Spiropali: Sekretaria më njofton se është depozituar para 45 minutash. 10 minuta pushim, Sekretaria të vendosë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve.
Bardhi: Ligjet nuk vijnë me SMS.
Spiropali: Kjo procedurë do ndiqet sipas rregullores. Ju lutem, Sekretaria t’i vendosë në dispozicion të gjithë deputetëve të Republikës së Shqipërisë.
Taulant Balla: Edhe kolegët e opozitës në shumë raste kanë ngritur një propozim të qytetarëve lidhur me penalizimin e padrejtë për ndërtime që kanë të bëjnë me riparimin e çatisë dhe një mur mbajtës të një avllie. Dhe në këtë kontekst, deputetët e PS-së dhe do ftoja dhe deputetët e PD-së të përmirësojmë draftin. Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit është që në fund të seancës, do të shpërndahet drafti i propozuar dhe do të kaloj në komisione. Nëse jeni kundër kësaj nisme, do të shprehni mendimin tuaj pas dy javësh. Unë, nëse do isha në opozitë, do të ngrija dy kartona, pasi është diçka që lidhet me qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori