Konferenca e Donatorëve, Sherefedin Shehu: Qeveria i ka fryrë artificialisht dëmet

17 Shkurt 2020 | 08:19

Sherefedin Shehu, ekspert i ekonomisë dhe ish-deputet i Partisë Demokratike thotë se, Konferenca e Donatorëve që do të mbahet sot në Bruksel nuk do të plotësojë pritshmërinë e qeverisë shqiptare.

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka deklaruar se, pritet që nga  Konferenca të mblidhen rreth 300-350 milionë euro, në të kundërt qeveria shqiptare do të jetë në vështirësi.

Nga ana tjetër,  në raportin e dëmeve dhe efekteve nga tërmeti, thuhet se Shqipërisë i nevojiten rreth 1 miliard euro për rindërtimin.

Por, sipas Shehut shifrat e qeverisë janë të fryra aritifcialisht në mënyrë që të sensibilizonte sa më shumë donatorët.

“Qeveria kam përshtypjen e ka rritur faturën artificialisht, duke llogaritur edhe efektet ekonomike për të cilat nuk do të paguajë. Kjo është bërë me qëllim për të sensibilizua donatorë, por donatorët kanë më shumë eksperiencë se qeveria shqiptare”, tha ai duke folur për Euronews Albania.

“Pritshmëritë nuk janë aspak realiste. Së pari kemi një Ministri Financash është jo ekzistente deri tani. Kemi parë menaxhimin e situatës nga ministri i Bujqësisë dhe nga një ministër që nuk ka portofol, pra më shumë kanë bërë propagandë. Pritshmëria 300 mln është shumë optimiste për disa arsye. E para, ne kemi një vlerësim që qeveria tashmë e ka bërë, që është rreth 7 miliardë lekë, që i bie rreth 60 milionë dollarë. Kjo është parashikuar në buxhetin e këtij viti”, shtoi më tej z. Shehu.

Nga ana tjetër, ish-deputeti i PD thotë se, Konferenca  e Donatorëve është një ngjarje e rëndësishme pasi janë të angazhuar BE dhe Banka Botërore, por mbetet për t’u parë se si do të ofrohet ndihma; nëse do të jetë falas apo kredi.

z. Shehu shprehur kritika për masat që ka ndërmarrë qeveria, duke nënvizuar se, deri tani qeveria nuk ka miratuar asnjë fond në buxhetin e shtetit për dëmet e tërmetit. Ai tha se, është rezervuar një shumë prej 20 miliardë lekë (160 milionë euro), ku ekziston një hapësirë fiskale për ta përdorur këtë shifër, por jo se është miratuar nga buxheti i shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Novoselë në autostradën Fier- Vlorë. Raportohet se një makinë ka goditur për vdekje...
22:08 | 05/06/2026

Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të...
21:43 | 05/06/2026

Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka pasqyruar prej ditësh anën kreative të të rinjve. Në protestën e sotme është vënë re një kënd i veçantë...
21:41 | 05/06/2026