Konferenca për arsimin e lartë, Rama: Po ndërtohet një realitet i ri akademik
Kryeministri Rama, gjatë konferencës kombëtare për arsimin e lartë ku u prezantua Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030, u ndal te vizioni për të përafruar standardet e arsimit të lartë shqiptar me ato të Bashkimit Europian.
Ai gjithashtu ka theksuar se po ndërtohet një realitet i ri akademik duke shtuar dhe ambiciet për vitin 2030 lidhur me fushën e arsimit.
“10 vite më parë kishim një fazë barbare me universitete. Kemi zgjeruar 2 fish arsimin e lartë. Kemi 5 fishuar buxhetin për kërkimin shkencor dhe duhet të synojë doktoratura të niveleve europiane
Nga ana tjetër, nuk bëhet një sforco e mjaftueshme për rritjen e cilësisë së stafit akademik. Të gjithë jemi në funksion të studentëve por kjo kalon medoemos përmes rritjes së cilësisë së stafit akademik”, shtoi Rama.
Kryeministri u ndal gjithashtu te evoluimi dhe rritja e cilësisë te Universitetit Bujqësor. Ai tha se deri në vitit 2030 diplomat e Bujqësorit do të jenë të barazvlefshme me diplomat e Universitetit të Bokut në Vienë.
“Një nga zhvillimet më të bukura që ne po përjetojmë është zhvillimi në universitetin bujqësor, ai dukej si realitet i destinuar që të mbetej si një lloj kampo refugjatësh që nuk arrinin dot të arrinin botën universitare dhe të mblidheshin te bujqësori me pesa. Ne arritën që ta fusim bujqësorin në trajektore komplet tjetër.Deri në 2030 diplomat e bujqësorit të jenë si diplomat e Bokut të Vienës, dhe anasjelltas.
Po ndërtohet një realitet i ri akadameik përmes partneritetit me Universitetit të Bokut në Vjenë. Deri në 2030 kemi ambicien që diplomat e Universitetit Bujqësor në Tiranë të jenë diplomat e BOKU-t në Vjenë”, tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
- 08:33 Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt
- 08:25 Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)
- 08:25 E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)
- 08:21 Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë