Konferenca për të Drejtën e Informimit, Rama: Zyra e Komisionerit nderoi Shqipërinë
Ditën e sotme është mbledhur në Tiranë Konferenca e gjashtë Kombëtare për të Drejtën e Informimit.
I pranishëm në Konferencë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë në fjalën e tij në Konferencë që Zyra e Komisionerit ka shkëlqyer në procesin Screening.
Rama shtoi se Shqipëria ishte e 86 në klasifikim, deri kur sipas tij në vitin 2014 u hodh hapi i parë serioz duke transformuar bazën ligjore.
Sipas Ramës, sot Shqipëria ndodhet në vendin e shtatë sa i përket legjislacionit në këtë fushë.
“Dua të përfitoj nga rasti dhe të vlerësoj punën e komisionerit dhe zyrën e Komisionerit, e cila e ka nderuar Shqipërinë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, kur vendi iu nënshtrua një diagnoze të thelluar nga ana e KE, që njihet si screaning.
Ky moment i shkëlqimit të një institucioni të Republikës së Shqipërisë, nxjerr në pah se sa shumë më tepër mund të bëhet dhe se ne i kemi forcat e nevojshme për të bërë gjërat që mund të bëhen. Do të ishte e pamundur për Shqipërinë që të dilte me aq shumë dinjitet dhe sukses në të gjithë procesin e diagnostikimit nga BE.
Është një ushtrim jashtëzakonisht i vështirë, teknik dhe objektiv dhe për këto arsye është sfidues. Sa shumë nga gjërat që na shfaqen dhe na vihen në dukje qoftë nga publiku apo nga palët me të cilat ndërveprojmë, mund të riparohen pa vështirësi të caktuar, pa nevojën e një kohe të gjatë. Shqipëria ishte e 86-ta në klasifikim, deri në 2014 kur ne hodhëm hapin e parë serioz, duke transformuar bazën tonë ligjore.
Sot, nëse e klikoni, Shqipërinë do ta gjeni në vendin e 7-të sa i përket legjislacionit. Madje, komisioneri që është nga Labëria s’mund ta pranojë dot të jetë i shtati. Vetëm nëse autobusi mund të jetë me 7 vende para, këtu nis debati. Kur dëgjon që 70% e ankesave për mungesën e të drejtës, që vijnë në zyrën e Komisionerit, janë ankesa që mbushen në sekondë dhe i kërkojnë institucioneve që të informojnë qytetarin, është për të vënë duart në kokë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia