GJK|Seanca për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Rama i ka dhënë statusin e të paprekshmes
Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese seanca për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.
Opozita pretendon se mandati i Xhaçkës duhet të ‘digjet’ pasi sipas tyre, ajo ka përfituar pasuri publike nga buxheti i shtetit, përmes bashkëshortit të saj i cili u shpall investitor strategjik.
Gjatë fjalës së tij në Gjykatë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i japë Xhaçkës statusin e të paprekshmes.
Ai i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shprehej lidhur me Kuvendin që nuk i është bindur vendimeve të kësaj gjykate, pasi sipas Bardhit, kjo tregon se ka rënë çdo parim i shtetit të së drejtës.
“Xhaçka në kundërshtim me ligjin ka përfituar pasuri nga pasuritë e shtetit. Xhaçka do të duhet të kishte humbur mandatin e deputetes, por Rama ka vendosur t’i japë statusin e të paprekshmes.
Kuvendi ka vendosur që për interes personal të injorojë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e GJK janë vetë Kushtetuta e Shqipërisë. Prandaj të nderuar anëtarë të GJK, është e vërtetë që është krijuar një konflikt kompetencash mes 1/10 dhe Kuvendit të Shqipërisë, por mbi të gjitha kjo çështje ka të bëjë me autoritetin e vendimeve të GJK.
Nëse kjo gjykatë do të pranonte standartin që Kuvendi si organ kushtetues i pavarur nuk i bindet Kushtetutes, pra vendimeve të GJK, këtu ka rënë çdo parim i shtetit të së drejtës”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa