Olta Xhaçka: Marrëveshja Kosovë-Serbi ndikon në forcimin e stabilitetit në rajon
Ministrja e punëve të jashtme Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat së bashku me homologun e saj të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmanin, tha se kanë mbështetur marrëveshjen e 18 marsit mes Kosovës dhe Serbisë ndonëse ajo nuk është firmosur nga Serbia.
“Situata në rajon është bërë shumë më komplekse pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, por dhe për shkak të zhvillimeve të brendshme të rajonit, të ngarkuara me situata krizash dhe me stabilitet të brishtë. Në këtë kontekst ndava me kolegun vlerësimin tonë lidhur me dialogun Kosovë-Shqipëri.
Ne e mirëpritëm marrëveshjen e arritur në Ohër më 18 Mars, për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë edhe pse dokumenti nuk është nënshkruar prej tyre. Ne vlerësojmë rolin lehtësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Është një rastësi e mirë që marrëveshja kornizë e Ohrit është shkruar në të njëjtën godinë 22 vite më parë. Ne mendojmë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në prespektivën e tij Euroatlantike dhe më tutje konsolidimin institucional demokratik.
Mbështesim angazhimin e BE dhe SHBA në zbatimin e aneksit të marrëveshjes. Në përfundim i urova kolegut tim Osmani dhe Maqedonisë së Veriut në drejtimin e OSBE-së dhe të Kartës së Adriatikut”,-tha ministrja Olta Xhaçka.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë