Ministrja Olta Xhaçka: Bashkëpunimi Shqipëri-RMV është model për fqinjët e rajonit

27 Mars 2023 | 12:43

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ishte këtë të hënë në një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun e saj të Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmanin.

Ajo e ka quajtur kënaqësi të veçantë bashkëpunimin me zotin Osmanin, ndërkohë që ka thënë se së bashku kanë folur për mënyrat se si mund të intensifikohet më tej bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ministrja Xhaçka tha se me homologun e saj Osmanin kanë biseduar dhe ndajnë të njëjtin vizion edhe për korridorin 8 të cilin e shikojnë si bosht të bashkëpunimit mes tyre.

“Ishte kënaqësi e veçantë që pata mundësinë të vizitojë kolegun dhe mikun e dashur, Ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë Burjar Osmani. Qeveritë tona kanë një komunikim vërtet miqësor, vërtet konstruktiv për një gamë shumë të gjerë çështjesh.

Dua të theksoj se ndihem krenare që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut është kthyer në një model bashkëpunimi mes fqinjve në rajonin tonë. Ne patëm mundësinë që të diskutonim ashtu siç tha Bujari për mënyrat se si mund ta intensifikojmë më tej bashkëpunimin mes nesh, jo vetëm në fusha si infrastruktura, por edhe energjia, shkëmbimet tregtare, arsimi, kultura etj.

Me Bujarin ndajmë një vizionë të përbashkët edhe për korridorin 8. Për atë dua ta përgëzoj pasi ka marrë një rol vërtet proaktiv në këtë proces. Sepse përtej dimensionit rajonal dhe europian mund të shërbejë edhe si bosht i bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes vendeve tona”,-tha ministrja Olta Xhaçka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026